Site icon Telegrafi

Fjalët e Armando Brojës për golin e tij të parë në Ligën Premier

Armando Broja kishte një ditë të jashtëzakonshme në stadiumin “St Mary”, pasi shqiptari i Southamptonit shënoi golin e tij të parë në Ligën Premier, që doli të ishte fitores ndaj Leeds United.

Trajneri Ralph Hasenhüttl e futi në lojë nga minuta e parë dhe ai ia shpërbleu me gol në minutën e 53-të.

Pas ndeshjes ai foli për golin dhe ndjenjat që kishte në ato momente.

“Ndihem mahnitshëm. Djemtë ishin shumë të mirë sot dhe mënyra sesi ne shtymë përpara dhe iu përmbajtëm planit të lojës, mënyra se si u mbrojtëm”.

“Nuk mund t’i falënderoj djemtë aq sa duhet, ishin të jashtëzakonshëm sot”.

“Siç e thash, unë kam qenë duke ëndërruar për këtë moment që kur isha fëmijë; fillimin tim të parë në Ligën Premier dhe një gol. Nuk mund të kisha kërkuar asgjë më të mirë”.

“Nathan Redmond e asistoi si në pjatë për mua dhe unë vetëm duhej ta përfundoja”, deklaroi shqiptari.

Tutje Broja kishte shumë fjalë të mira për partneritetin me Redmond, duke thënë se ai e ndihmon shumë si në ndeshje ashtu edhe në stërvitje. /Telegrafi/

Exit mobile version