Andi Zeqiri ka lënë Ligën Premier dhe klubin Brighton për të kaluar te Augsburg në Bundesliga.
22-vjeçari është huazuar nga Brighton & Hove Albion në Augsburg për një sezon, deri më 30 qershor 2022.
Lojtari ka thënë se mezi pret të bashkohet me klubin, ndërasa shtoi se Augsburgu është klubi duhur ku mund ta bëjë zhvillimin e tij.
Da freut sich einer auf seine neuen Kleider! 🔴🟢⚪ #Zeqiri #FCA pic.twitter.com/TUT7wmDGZs
— FC Augsburg (@FCAugsburg) August 30, 2021
“Mezi pres bashkohet FC Augsburg dhe Bundesligën. Falë përpjekjeve intensive dhe diskutimeve jashtëzakonisht të mira me drejtuesit, jam i sigurt se FCA është klubi i duhur për zhvillimin tim”.
“Unë do të doja të sillja pikat e mia të forta në ekip në mënyrë që të luajmë një sezon të suksesshëm së bashku me kolegët e mi të rinj”, ka thënë thotë Andi Zeqiri.
🗣 "Hi #FCA-Fans, ich freue mich hier zu sein!" ⤵ #Zeqiri
— FC Augsburg (@FCAugsburg) August 30, 2021
Edhe drejtori menaxhues në klub, Stefan Reuter, është shfaqur i lumtur që një lojtarë si Zeqiri është bashkuar me klubin.
“Ne jemi shumë të kënaqur që Andi ka vendosur të kalojë në FCA pavarësisht klubeve dhe ofertave të shumta. Me të marrim kemi qenë në kontakt që nga koha kur ai ishte në Lozanë”.
Brighton 🔚🔜 Fuggerstadt #Zeqiri #FCA pic.twitter.com/BlUT8mvvep
— FC Augsburg (@FCAugsburg) August 30, 2021
“Ai ka gjithçka që i duhet një lojtari të mirë sulmues. Me shpejtësinë e tij dhe aftësitë e tij për gola, ai do të pasurojë lojën tonë”, ka thënë Reuter. /Telegrafi/