Telegrafi

Fjalët e para të Achraf Hakimit si lojtar i PSG-së

Achraf Hakimi është futbollist i ri i Paris Saint Germain, pasi ka lënë Interin, duke kaluar në kryeqytetin francez.  

Klubi francez do të paguajë 60 milionë euro, plus 11 të tjera në formë bonusesh.

Lojtari ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me klubin, ndërsa do të marr pagë prej 10 milionë euro neto në sezon.

Hakimi u shfaq i lumtur në paraqitjen e parë si pjesë e PSG-së.

“Sot ndihem shumë krenar. Pas eksperiencave të mia në Spanjë, Gjermani e Itali, tani mu ofrua të njoh një tjetër kampionat dhe me ngjyrat e një klubi shumë prestigjoz si Paris Saint Germain”.

“Mezi pres të njoh shokët e mi të rinj dhe të takoj tifozët e të ndjej përkrahjen e tyre në “Parc des Princes””.

“Kam të njëjtat ambicie me stafin teknik dhe jam gati të bëj gjithçka për klubin tim të ri”, ka thënë marokeni. /Telegrafi/