Telegrafi

Fjalët e para dhe numri i fanellës së Zybës te Legia

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Qëndrim Zyba ndihet i lumtur me transferimin te gjiganti polak, Legia Varshava.

Dje (e enjte) u konfirmua nga Ballkani se është arritur marrëveshja me Legian për huazimin për gjashtë muaj me të drejtë blerje për Zybës.

Ndërsa, sot (e premte) ka ardhur edhe prezantimi zyrtar i mesfushorit të Kosovës nga klubi polak.

Lexo po ashtu Qëndrim Zyba prezantohet si lojtar i ri te Legia Varshava

Pas prezantimit, Zyba është shprehur i lumtur me transferimin dhe i gatshëm të “luftojë” për fanellën e Legias.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar sepse jam në një vend të veçantë. Unë iu bashkova Legia Varshavës – klubit më të madh në Poloni, me tifozët më të mirë dhe ambiciet e kampionatit. Kjo ditë është përmbushja e ëndrrës sime që kam kohë që punoj”, ka thënë fillimisht Zyba pas prezantimit.

“Do të doja t’i jepja Legias gjithë të mirat dhe të fitoja zemrat e tifozëve me paraqitjet e mia të mira”.

“E di që mund të zhvillohem në një klub të tillë. Unë jam një lojtar që jap gjithçka në fushë, luftoj nga fillimi deri në fund”.

“Kam vënë gjithë zemrën time në çdo ndeshje dhe stërvitje”, përfundoi mesfushori therandas.

Zyba pritet t’i bashkohet menjëherë ekipit në stërvitje, ndërsa te Legia ka zgjedhur fanellën me numër 11. /Telegrafi/