Sonte (e shtunë) zhvillohet “finalja para finales” e Kampionati Evropian ndërmjet Gjermanisë dhe Italisë.
Nuk ka favorit për këtë përballje gjigantësh, ndërsa për këtë është i vetëdijshëm edhe kapiteni i Azzurrëve, Gianluigi Buffon.
“Është një ndeshje, ku gjaku, djersa dhe lotët, dhe aspekti emocional dhe fizik, do të shtyhen deri në limit”, ka deklaruar portieri i Juventusit.
Buffon ishte pjesë e skuadrës që luajti në finale të ‘Euro 2012’, ndërsa në vitin 2006 është shpallur kampion bote me Italinë. /Telegrafi/