Telegrafi

Fjalëkalimi universal – “password”

Numri dhe shkronja e parë e madhe sipas të gjitha gjasave vijnë nga kërkesa automatike që për fjalëkalim të kombinohen karakteret alfanumerike dhe shkronjat e vogla dhe të mëdha, ashtu që edhe budallenjtë të kenë fjalëkalimin e sigurt, por ja që edhe përkundër restrikcioneve budallenjtë u treguan si shumë të zhdërvjelltë.

Në hulumtimin e vet Trustwave kishte përdorur një kompjuter të zakonshëm për zyra dhe veglat në dispozicion publik për të thyer rreth 2.5 milion fjalëkalime dhe për rreth dhjetë orë i kishte shkuar për dore të thyej rreth 200,000 sosh. Në të njëjtin stil, sipas të dhënave nga Verizon në një të tretën e rasteve të thyerjes së masave të sigurisë te shfrytëzuesit faktori përjashtues ishte gjetja e fjalëkalimeve banale. /Telegrafi/