Site icon Telegrafi

FJALA

Poezi nga: Arseny Tarkovsky
Përktheu: Vasil Çuklla

Fjala është, vetëm lëvozhgë
Vetëm membranë, një tingull i zbrazët
Ama brenda sajë, çuditshëm drithëron
Një shënjëz e kuqe, e mallët.

Godet gjaku, pulson vena
Një rreze merr flakë, dritërisht
Por ti, nuk e prish aspak terezinë
Nëse fati ka ardh’ në botë, me “këmishë”

Tek fjala, jeton forcë e kaherë
Dhe në qëlloftë të jesh vjershëtor
Dhe e di, se rrugë tjetër nuk ka
Kjo të fal fuqi, të mbahesh me zor.

Mos pasqyro në varg dashuritë
As betejëdhënat, mos pasqyro
Ruaju nga gracka e profecive
Vdekjen kërkurrë, mos e fto!

Exit mobile version