Site icon Telegrafi

Fjala hapi fushatën zgjedhore ndryshe nga partitë tjera 

Subjekti politik Fjala, hapi fushatën zgjedhore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me ç’rast aty foli kryetari i kësaj partie Gëzim Kelmendi.

Kelmendi tha se subjekti që ai udhëheq do të zhvillojë fushatën ndryshe nga partitë e tjera e siç tha ai, duke mos organizuar tubime me qytetarë.

Kjo për arsye se siç tha Kelmendi, qytetarët janë lodhur nga tubime të tilla me premtime boshe.

Në hapje të fushatës u tha se kandidatët e Fjalës do të takohen me qytetarët individualisht.

Sipas Kelmendit, Fjala në programin e saj ka tri pika kryesore që njëherësh janë edhe gjithëpërfshirëse, e ato janë: zhvillimi ekonomik, sundimi i drejtësisë si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndryshe, FJALA në këto zgjedhje do të garojë me 110  kandidatë.

Exit mobile version