Site icon Telegrafi

Fituesit nga shfaqja e çmimeve të CS:GO e organizuar nga HLTV

HLTV Awards u mbajt në Stokholm të Suedisë, ku shumë lojtarë profesionist dhe veteran të CS:GO morën pjesë, për të mësuar emrat e më të mirëve për vitin 2022.

Gjatë HLTV Awards janë ndarë 14 çmime për kategori të ndryshme, lojtari më i mirë për vitin 2022 u shpall Oleksander ‘s1mple’ Kostyliev.

Të nominuar bashkë me s1mple ishin edhe ZywOo që mori vendin e dytë, dhe sh1ro në të tretin.

Në anën tjetër Ana ‘ANA’ Dumbrava u kurorëzua si lojtarja më e mirë femër e vitit.

(Foto: HLTV)

Çmimin si skuadra më e mirë e vitit e fitoi ekipi FaZe, duke lënë pas Na’Vi dhe G2.

Në konkurrencën e femrave, skuadra e vitit u shpall Nigma Galaxy.

Lojtari më i mirë i ri për vitin 2022 u shpall talenti i ekipit G2, lya ‘m0NESY’ Osipov.

(Foto: HLTV)

Ky nuk ishte çmimi i vetëm të cilin e fitoi m0NESY, pasi aksioni i tij ndaj ekipit MIBR u zgjodh si më i miri i vitit gjithashtu.

Ndërkaq përveç s1mple, edhe pjesëtar tjerë të ekipit Na’vi fituan çmime, Andrey “⁠B1ad3⁠” Gorodenskiy u shpall trajneri më i mirë i vitit 2022 nga paneli i shfaqjes së çmimeve të HLTV.

IGL (kapiteni) i vitit u shpall danezi i cili e ndihmoi skuadrën e tij FaZe drejt sukseseve të shumta, Finn “⁠karrigan⁠” Andersen.

S1mple fitoi edhe çmimin si snajperisti i vitit, duke lënë pas përsëri sh1ro dhe ZywOo.

Ndërkaq si lojtari më i mirë ‘Anchor’ u zgjodh përsëri një lojtarë i ekipit Na’Vi, Ilya “Perfecto” Zalutskiy.

Çmimin si ‘closer of the year’ që do të thotë lojtari që ka treguar sukses gjatë fundit të raundeve në lojë, e ka fituar Sergey “⁠Ax1Le⁠” Rykhtorov

Nikola “⁠NiKo⁠” Kovac ka fituar çmimin si ‘opener of the year’ si lojtari më i mirë për të hapur lojën me eliminime në raund.

Ndërkaq u përzgjodhën edhe pesë më të mirët e vitit në pesë role: Perfecto, s1mple, Ax1Le, Karrigan dhe NiKo. /Telegrafi/

Exit mobile version