Fituesit e ligave mund të përjashtohen nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm për shkak të një rregulli të çuditshëm të UEFA-s, për të cilin shumë pak persona janë në dijeni.
Liga e Kampionëve do t’i nënshtrohet formatit të ri që nga sezoni i ardhshëm, me 36 klube që do t’i nënshtrohen një lige në vend të formatit klasik prej 32 ekipeve që luanin në fazat e grupeve.
Sidoqoftë, një klub mund të përjashtohet nga kualifikimet për Ligën e Kampionëve për shkak të një rregulli strikt të UEFA-s.
Të shtunën, ekipi polak Jagiellonia Bialystok fitoi titullin në Poloni për herë të parë në historinë e tyre 103-vjeçare, duke siguruar kështu një vend në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve 2024/2025.
Bialystok mposhti Warta Poznanin me rezultat 3-0 në ndeshjen e fundit të sezonit, që do të thotë se ata përfunduan sezonin me pikë të barabarta (63) me Slask Wroclaw. Bialystok u shpallën kampion për shkak se ishin më të mirë në ndeshje direkte.
Fatkeqësisht për ta, pjesëmarrja e tyre në Evropë sezonin e ardhshëm varet nëse ata mund të gjejnë një alternativë tjetër për t’i zhvilluar ndeshjet.
Kjo nuk ka të bëjë me stadiumin e tyre që ka një kapacitet pre 22.000 ulësesh, por për shkak se nuk ka ndonjë aeroport të paktën 200 kilometra larg stadiumit.
Rregullat e UEFA-s citojnë se duhet të ketë patjetër ndonjë aeroport të paktën 200 kilometra larg ekipeve pjesëmarrëse.
Aeroporti më i afërt është ai i Varshavës i cili del të jetë 210 kilometra larg stadiumit të Bialystokut.
Përveç nëse UEFA e trajtojnë rastin e tyre si një çështje e veçantë, atëherë klubi duhet të gjejë një alternativë tjetër për t’i zhvilluar ndeshjet, nëse duan që të luajnë në kualifikimet e garës më prestigjioze për klube në Evropë./Telegrafi/