Site icon Telegrafi

Fitorja do të thotë shpresë për Bashkimin

Bashkimi do të këtë përballjen si finale sonte në Tivat.

Skuadra e Bashkimit, që po kalon stinorin debutues në Ligën Balkanike, sonte e zhvillon ndeshjen vendimtare në fazën e dytë të garave të BIBL.

Fitorja, do të thotë vazhdim i shpresës për gjysmëfinale, ndërsa humbja, do të thotë – kaq ishte për këtë stinor, transmeton borozani.

Teodo në anën tjetër është ekipi i vetëm i Grupit C që nuk ka pësuar në asnjë ndeshje dhe ka shënuar fitore në të tre përballjet e para të grupit.

E Bashkimi, ka humbur tre ndeshjet e para nga tre në total.

Gjithashtu, Bashkimi hyn i dobësuar në këtë përballje pasi që lojtari më i mirë i tyre këtë stinor, Marcel Jones, ka ikur nga Kosova.

Exit mobile version