Telegrafi

Fitorja, opsioni i vetëm për Ballkanin përballë Larne – formacionet zyrtare

Ballkani do të zhvillojë përballjen e parë me Larne në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të zhvillohet në stadiumi “Fadil Vokrri”.

Trajneri Ilir Daja do të synojë që të fitojë përballjen e parë me një rezultat bindës, por edhe për të mos i bërë gabimet më pas sikurse në takimin ndaj Ludogorets në rrethin e parë kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Kush është Larne FC, kundërshtari i sotëm i Ballkanit në Ligën e Konferencës

Ballkani është favorit në letër për këtë takim, madje ka edhe vlerën më të madhe si ekip ndaj Larnes.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Koliçi, A.Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi, Emërllahu, Kuç, Zyba, Korenica, Gripshi, Rrahmani.

Larne: Ferguson, Farquhar, Want, Donnelly, Cosgrove, Gordon, Sloan, Glynn, Millar, Donis, Ryan. /Telegrafi/