Telegrafi

Fitorja e tretë për Brugge, mposht edhe Atleticon

(Foto: Twitter/Club Brugge KV)

Club Brugge ka marrë edhe fitoren e tretë në Grupin B të Ligës së kampionëve duke e mposhtur Atletico Madridin në Jan Breydel Stadion.

Pas Bayer Leverkusenit dhe Portos, radha u erdhi Los Rojiblancos që të humbnin përballë skuadrës belge.

Kamal Sowah (36’) e hapi serinë e golave dhe ky ishte realizimi i vetëm në fraksionin e parë të lojës.

Edhe në pjesën e dytë, sërish shënuan vendasit përmes Ferran Jutgla (62’) për ta dyfishuar epërsinë.

Club Brugge është lider i Grupit B me nëntë pikë nga tri fitore në po aq ndeshje, derisa Atletico Madridi ka vetëm tri pikë, nga një fitore dhe dy humbje. /Telegrafi/