Në xhiron e pestë në Serie A ka ardhur fitorja e parë e Bolognas në kampionatin elitar italian 2018/19.
Skuadra e Blerim Xhemailit fitoi me rezultat 2-0 ndaj Romës.
Roma ishte më e mirë, por fati nuk ishte në anën e tyre. Ata kishin shanse për gol me anë të Federico Fazios (10’) dhe Justin Kluivertit (30’), por nuk arritën të tundin rrjetën e portës kundërshtare.
Inizia ora il secondo tempo.
FORZA RAGAZZI! #BolognaRoma 1⃣-0⃣ pic.twitter.com/Lan2mhf5q0
— AS Roma (@OfficialASRoma) September 23, 2018
Në minutën e 36-të vendasit kaluan në epërsi me anë të Federico Mattiello dhe kjo paksa befasoi mysafirët. Në vazhdim Roma tentojë të shënojë me anë të Alessandro Florenzit (40’), Fazios (42’) dhe Lorenzo Pellegrinit (45’), por pjesa parë në fund u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë u prit një Romë më shumë sulmuese, por kjo nuk ndodhi. Kështu në minutën e 59-të shënuan vendasit me anë të Federico Santander pas asistimit nga Diego Falcinellit.
59' YES! GOAL! GOAL! GOAAAAAAAAAALLLL!!!!! #SANTANDER GETS OFF THE MARK TO DOUBLE THE LEAD! 🇵🇾
That #Falcinelli assist! 👌#BolognaRoma 2⃣-0️⃣#WeAreOne 🔴🔵 pic.twitter.com/8ixUp8Eejh
— Bologna FC 1909 (@BolognaFC1909en) September 23, 2018
Në minutën e 70-të Florenzi tentojë edhe një herë të shënojë, por Lukasz Skorupski nuk lejojë edhe një herë që Roma të shënojë gol.
Pas kësaj ndeshje Roma renditet në vendin e 12-të me pesë pikë, kurse Bologna në pozitën e 18-të me vetë katër pikë.
Ndeshja e ardhshme e Romës është kundër Frosinones, ndërsa Bologna do të luajë kundër Juventusit. /Telegrafi/