Borussia Dortmund ka fituar derbin ndaj Freiburg me rezultat 5-1 në kuadër të javës 19-të në Bundesliga.
Ndeshja nisi shumë keq për mysafirët që mbetën me një lojtar më pak, pasi Kiliann Sildillia mori dy karton të kuq.
Milionerët e shfrytëzuan këtë gjë, duke kaluar në epërsi në minutën e 26-të, me Nico Schlotterbeck për 1-0.
Por Freiburg barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë, kur shënoi Lucas Holer për 1-1.
Në pjesën e dytë Borussia Dortmund ishte e pandalshme, edhe për faktin se Freiburg ishte me një lojtarë më pak.
Level at the break! ⏸ pic.twitter.com/lciyj4YVFM
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) February 4, 2023
Zhvillohej minuta e 48-të, kur Karim Adeyemi ktheu epërsinë e Borussias për 2-1.
Vetëm pas tre minutash Sebastian Haller shënoi për 3-1, duke shtuar epërsinë e Borussia Dortmund.
Rastet nuk ndaleshin për vendasit dhe goli i katërt erdhi në minutën e 69-të, kur Juluan Brandt shënoi për 4-1.
Në minutën e 82-të, Giovanni Reyna shënoi po ashtu për rezultatin 5-1.
A good weekend ahead 😁 pic.twitter.com/Aq0PLzxI3V
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) February 4, 2023
Borussia Dortmund ka tani 37 pikë dhe mban vendin e tretë./Telegrafi/