Roma ka arritur të shënojë fitore ndaj Cagliarit me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 29-të të Serire A.
Ardhja e Claudio Ranierit në krye të Romës, e ka këndellur këtë skuadër, ku nga pozitat për mbijetesë e ka dërguar në luftë për një vend në Ligën e Kampionëve.
Kjo u konfirmua sot në përballje me Cagliarin, ku golin e vetëm e shënoi Artem Dovbyk në minutën e 63-të.
ishte një me pak raste shënimi, ku edhe mysafirët rezistuan, pasi janë në kërkim të pikëve.
Kjo fitore e ngjit Romën në vendin e shtatë me 49 pikë, katër më pak se Bologna që mban vendin e katërt aktualisht. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore