Site icon Telegrafi

Fitorja e Argjentinës e bën për spital Maradonën, legjenda në gjendje jo të mirë pas ndeshjes

Armando Diego Maradona ka qenë i pranishëm në ndeshjen e Argjentinës me Nigerinë.

Argjentinasit fituan në momentet e fundit me golin nga Marcos Rojo, pasi më parë shifrat ishin të barabarta 1-1, me golat e Messi e Moses.

Maradona ka qenë shumë aktiv gjatë ndeshjes Argjentinë-Nigeri.

Ai nuk e ka përmbajtur veten pas golit të fitores të shënuar nga Marcos Rojo, që i dhuroi bardhekatërve kualifikimin, duke i treguar gishtat e mesit tifozvë te Nigerisë.

Por më pas, legjenda e futbollit argjentinas është shoqëruar në spital pasi ka patur vështirësi në ecje gjatë daljes nga stadiumi.

Ai është dërguar në spital nga stafi mjekësor i stadiumit.

Madje nga shkallët e stadiumit në dhomat VIP ai u bartë nga krahët, pasi gjendja e tij nuk ishte aspak e mirë.

Fitorja e ka dërguar Argjentinën në 1/8 ku do të takohet me Francën. /Telegrafi/

Exit mobile version