Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton, ka dominuar në garën për Çmimin e Madh të Belgjikës, duke arritur fitoren e pestë në shtatë garat e fundit.
Në këtë mënyrë, britaniku i popullarizuar i Formula 1 e ka regjistruar fitoren e 89-të në karrierën e tij mbresëlënëse.
Hamilton e përfundoi garën para pilotit tjetër të Mercedesit, Valtteri Bottas, ndërsa në podium u ngjit edhe vozitësi i Red Bullit, Max Verstappen.
Me këtë fitore, ai është shmangur me 47 pikë (thuajse dy fitore të pastra) përpara Verstappen në listën e pilotëve për garën e kampionit të botës.
Njëherësh, Hamilton është vetëm dy fitore larg rekordit të legjendës Michael Schumacher, të cilin pritet ta barazoi edhe me numrin e titujve të botës, shtatë sosh. /Telegrafi/