Fitorja e Manchester Unitedit ndaj Ajaxit në finale të Ligës së Evropës gazoi tej mase tifozët e Djajve të Kuq, posaçërisht ata shqiptarë që jetojnë në Ballkan.
E gjitha kjo pasi me këtë rast klubi anglez ka siguruar Supërkupën e Evropës që do të luhet në Shkup.
Dhe kjo është një mundësi e madhe për tifozët shqiptarë për të parë Unitedin nga afër.
Superkupa do të luhet me 8 gusht të 2017 në stadiumin ‘Philip II Arena”.
Ndërsa kundërshtari i Man Utd do të jetë fituesi i ndeshjes në finale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit. /Telegrafi/