Tunizia ka arritur të marrë pikët e para dhe të fundit në Kampionatin Botëror Rusia 2018.
Tunizianët kanë triumfuar në ndeshjen e fundit në grup ndaj Panamasë me rikthim 2-1.
Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 33-të.
Mesfushori i Panamasë, Jose Rodriguez gjuajti fuqishëm nga jashtë zonës ndërsa topi i devijua nga mbrojtësi tunizian Meriah dhe përfundoi në rrjetë për 1-0.
Tunizia tentoi të barazonte rezultatin disa minuta më vonë por goditja e Jaime Penedo nuk ishte e saktë.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të Panamasë 1-0.
Por me të filluar pjesa e dytë tunizianët arritën golin e barazimit.
Kapiteni Wahbi Kazri asistoi bukur nga ana e djathtë ndërsa Ben Yousseff nuk e pati të vështirë të shënonte për 1-1.
Tunizia arriti ta bëjë përmbysjen në minutën e 66-të të ndeshjes.
Ishte kapiteni Wahbi Khazri që shënoi pas asistimit nga Hadaddi.
Deri në fund të ndeshjes Panama shënoi edhe njëherë por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Kësisoj Tunizia largohet nga botërori me tri pikë, ndërsa Panama pa marrë asnjë pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qaJaIhxcCyQ
https://www.youtube.com/watch?v=Sl9yu5IlXWA
https://www.youtube.com/watch?v=pTWQ2vbg90E