Telegrafi

Fitore me përmbysje e Espanyolit në minutat e fundit ndaj Valencias, Keidi Bare e mbyll vitin me festë

Espanyol ka marrë një fitore ndaj Valencias me rezultatin 2-1 si mysafir.

Skuadra ku aktivizohet Keidi Bare përmbysi gjithçka në minutat e fundit të sfidës.

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë me Valencian që kaloi në avantazh me Aldereten. Kur dukej se ndeshja do të përfundonte, Espanyol përmbysi gjithçka.

De Tomas barazoi me penallti, ndërsa Puado shënoi golin e dytë.

Keidi Bare luajti për 82 minuta duke zhvilluar një paraqitje të mirë.

 

Me këtë fitore Espanjoli shkon në vendin e nëntë me 26 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/