Bayern Munich ka marrë një fitore me vuajtje në udhëtim tek Eintracht Frankfurt 0-1.
Trajneri i Bayernit, Jupp Heynckes kishte vendosur ti pushoj yjet e skuadrës si David Alaba, Correntin Tolisso, Mats Hummels e Robert Lewandowski.
Megjithatë rastin e parë serioz në ndeshje e patën vendasit me anë të sulmuesit kroat Ante Rebic por që bavarezët shpëtuan lehtë.
Bavarezët u përgjigjën me Thomas Mullerin i cili tentoi të shënoj por pa sukses.
E golin e epërsisë kampioni në fuqi i Gjermanisë e arriti në minutën e 20-të, kur pas asistimit nga Joshua Kimmich, Arturo Vidal shënoi për 0-1.
Sulmuesi francez, Kingsley Coman provoi 10 minuta më vonë shënimin e golit të dytë por pa sukses.
Me epërsinë minimale të Bayernit përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.
Në pjesën e dytë, Bayerni administroi mjaftë mirë lojën, duke ruajtur rezultatin e krijuar pas minutës së 20-të.
Frankfurti tentoi në tri raste, një herë me Haller dhe dy të tjera me Rebic për ta barazuar rezultatin por pa sukses.
Kësisoj pas kësaj fitore Bayerni mbetet në pozitën e parë me 35 pikë të tubuara, gjashtë më shumë se Leipzigu në pozitën e dytë.
Ndërkohë në ndeshjen e radhës, kampionët aktual të Gjermanisë do të ndeshjen me Kolnin në ‘Allianz Arena’. /Telegrafi/