Manchester Unitedi e ka regjistruar fitoren e dytë sezonale në Ligën Premier duke e mposhtur Leicester Cityn me rezultat 1-0 në Old Trafford, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në kampionatin anglez.
Andreas Pereira pati një nga shanset e para në ndeshje, ndërsa rezultati u zhbllokua në minutën e tetë pas akordimit të një penalltie për vendasit.
Marcus Rashford e mori përgjegjësinë dhe nga pika e bardhë u tregua i saktë duke e mposhtur portierin Kasper Schmeichel (8′).
Pjesa e parë nuk prodhoi raste të tjera për t’u përmendur, ndërsa në gjysmën e dytë, James Maddison rrezikoi nga gjuajtja e lirë.
Edhe Rashford ishte i rrezikshëm nga gjuajtja e lirë në anën tjetër, derisa Wilfred Ndidi pati një shans shumë të mirë që ta barazonte rezultatin në minutat shtesë, por nuk ia doli.
Kjo ishte fitorja e dytë e Manchester Unitedit që ka regjistruar edhe dy barazime dhe një humbje, dhe numëron tetë pikë në vend të katërt në tabelë. Leicester City është një vend më poshtë me pikë të barabarta.
Në xhiron e ardhshme, Djajtë e Kuq janë mysafirë të West Ham Unitedit, kurse Leicesteri e pret Tottenham Hotspurin. /Telegrafi/
https://twitter.com/DONSPORTS2/status/1172883890010284032
https://www.youtube.com/watch?v=qdWLN6O3wQc