Site icon Telegrafi

Fitore minimale e Romës ndaj Gentit, kualifikimi vendoset në Belgjikë

AS Roma. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Roma ka arritur të marrë një fitore minimale po shumë të vlefshme ndaj Gentit.

Giallorosët kanë triumfuar me rezultat të ngushtë 1-0, duke marrë kështu triumfin në 90 minutat e para ndaj klubit belg.

Golin e vetëm për Romën në këtë takim e shënoi sulmuesi spanjoll Carles Perez.

Ish-anëtari i Barcelonës u asistuar mirë nga Edin Dzeko duke shënuar golin e parë me fanellën e Romës.

Carles Perez dhe Leonardo Spinazzola. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Roma pati edhe raste të mira në këtë takim, si ai i Cristantes kur qëlloi shtyllën, por që rezultati mbeti ai i pjesës së parë 1-0.

Fitorja minimale në Olimpico nuk i garanton asgjë Giallorosëve, pasi kualifikimi do të vendoset në Belgjikë.

Gent do të jetë nikoqir i Romës pas një jave para tifozëve të vet dhe do të mundohen të shkaktojnë befasi. /Telegrafi/

Exit mobile version