Site icon Telegrafi

Fitore komode e Man Unitedit ndaj Brentfordit

Manchester United ka triumfuar 3-1 ndaj Brentfordit në ndeshjen që duhej të luhej në javën e 17-të, por numri i lartë i infektimeve me COVID-19 te Djajtë e Kuq e kishte shtyrë ndeshjen.

Skuadra që drejtohet nga Ral Rangnick e filloi takimin mjaftë mirë, por Brentfordi kishte po ashtu rastet e tyre – por nuk ia doli t’i befasonte.

45 minutat e parë u mbyllën pa gola, derisa në të dytën u shënuan tre sosh.

Fillimisht, Anthony Elanga realizoi për 1-0 në minutën e 55-ë nga një asistim i Fred.

Më pas, nga një pasim maestral i Cristiano Ronaldos, Bruno Fernandes gjeti më pas Mason Greenwoodin (62’), që shënoi me lehtësi.

Marcus Rashford u inkuadrua në fushë në vend të Greenwood dhe ia doli të realizonte gol në minutën e 77-të për 3-0.

Por, vendasit nuk u larguan nga ky takim pa shënuar një gol dhe këtë e arritën në minutë e 85-të me anë të Ivan Toney, për 3-1.

Manchester United aktualisht gjendet në vendin e shtatë me 35 pikë, e në xhiron tjetër do të ketë punë me West Hamin. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version