Site icon Telegrafi

Fitore jobindëse e Sevillas (Video)

Sevilla e ka fituar me rezultat 2-1 ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Leicester Cityt, para tifozëve në Ramon Sanchez Pizjuan.

Vendasit e patën shansin ta zhbllokonin rezultatin në minutën e 14-të, mirëpo Joaquin Correa dështoi nga pika e bardhë.

Goli i parë u shënua në minutën e 25-të nga Pablo Sarabia dhe ishte i vetmi në pjesën e parë.

Në gjysmën e dytë, andaluzianët e gjetën sërish rrjetën, kurse golashënues ishte Joaquin Correa (62’), i cili në këtë mënyrë e përmirësoi gabimin nga penaltia e humbur.

Një shpresë për ndeshjen kthyese për Lecesterin e dha Jamie Vardy (73’) duke e ngushtuar rezultatin.

Me këtë fitore, Sevilla ka një përparësi të lehtë, mirëpo goli i shënuar si mysafir i Leicester Cityt është shumë i rëndësishëm për ndeshjen kthyese. /Telegrafi/

Exit mobile version