Shkëndija e Tetovës ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen e parë në Ligën e Evropës.
Ekipi kuq e zi ka mposhtur ekipin moldav Dacia Chisinau me rezultat të thellë 3-0.
Ishte sulmuesi Besart Ibrahimi që shënoi i pari në ndeshje pas shtatë minutave lojë.
Ibrahimi realizoi nga penalltia pasi mysafirët luajtën me dorë në zonë.
Vetëm katër minuta më vonë mesfushori ofensivë, Marjan Radeski shënoi për 2-0.
Golin përfundimtar në këtë takim për 3-0 Shkëndija e realizoi 15 minuta para fundit të ndeshjes.
Përsëri në skenë doli Radeski i cili u shërbye mirë nga Hasani dhe shënoi për 3-0.
Me këtë fitore të thellë, Shkëndija thuajse e ka siguruar kalimin në raundin e dytë pasi epërsi prej tre golave është e konsiderueshme. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=pIQr0xOipGI