Telegrafi

Fitore e thellë e PSG, Neymar i përfshirë thuajse në gjithçka

Sipas

Ka ardhur edhe fitorja e tretë e Paris Saint-Germainit nga po aq ndeshje në Ligue 1. Klubi nga kryeqyteti francez ka fituar me rezultat 6-2 kundër Toulouse.

Në ndeshjen e zhvilluar në Parc de Princes, të parët shënuan mysafirët përmes Max-Alain Gradel (18’).

Lexo po ashtu Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, Neymar, e barazoi rezultatin (31’). Me asistimin e brazilianit u shënua edhe goli i dytë, realizues i të cilit ishte Adrien Rabiot (35’).

Në gjysmën e dytë, Marco Verratti u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (69’), ndërsa Edinson Cavani e realizoi golin e tretë të vendasve nga penaltia (75’), të cilën e fitoi Neymar.

Christopher Jullien e ngushuri paksa rezultatin (78’), mirëpo edhe pse ishin me një lojtar më pak në fushë, nikoqirët i shënuan edhe tre gola të tjerë deri në fund.

Javier Pastore (82’), Layvin Kurzawa (84’) dhe sërish Neymar (90’+2) ishin golashënues. Braziliani ishte asitues edhe te goli i Kurzawas.

Kjo ishte fitorja e tretë e Paris Saint-Germainit që tash numëron nëntë pikë në tabelën e Ligue 1. /Telegrafi/