Ka ardhur edhe fitorja e tretë e Paris Saint-Germainit nga po aq ndeshje në Ligue 1. Klubi nga kryeqyteti francez ka fituar me rezultat 6-2 kundër Toulouse.
Në ndeshjen e zhvilluar në Parc de Princes, të parët shënuan mysafirët përmes Max-Alain Gradel (18’).
Transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, Neymar, e barazoi rezultatin (31’). Me asistimin e brazilianit u shënua edhe goli i dytë, realizues i të cilit ishte Adrien Rabiot (35’).
Në gjysmën e dytë, Marco Verratti u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (69’), ndërsa Edinson Cavani e realizoi golin e tretë të vendasve nga penaltia (75’), të cilën e fitoi Neymar.
Christopher Jullien e ngushuri paksa rezultatin (78’), mirëpo edhe pse ishin me një lojtar më pak në fushë, nikoqirët i shënuan edhe tre gola të tjerë deri në fund.
Javier Pastore (82’), Layvin Kurzawa (84’) dhe sërish Neymar (90’+2) ishin golashënues. Braziliani ishte asitues edhe te goli i Kurzawas.
Kjo ishte fitorja e tretë e Paris Saint-Germainit që tash numëron nëntë pikë në tabelën e Ligue 1. /Telegrafi/