Telegrafi

Fitore e thellë e Man Cityt në udhëtim te Brightoni – shton presionin mbi Arsenalin

Manchester City ka triumfuar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Brightoni në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.

Pas 17 minutash lojë, Kevin de Bruyne kaloi në epërsi Citizens, me një asistim të Kyle Walker.

Për 2-0 u përkujdes Phil Foden, që realizoi në minutën e 26-të, duke e ndezur edhe më shumë atmosferën.

Anglezi i talentuar nuk u ndal me kaq, pasi realizoi edhe të tretin për Cityn, kur u asistua prej Bernardo Silvas në minutën e 34-të.

Në 45 minutat e dytë, Manchester City nuk kishte të ndalur, por që shënoi vetëm një gol.

Dominimin e tyre e vulosi Julian Alvarez, kur realizoi për 4-0 në minutën e 62-të me një asistim të Walker.

Manchester City me këtë fitore ka 76 pikë, një më pak se lideri Arsenali, ndërsa në xhiron e 34-të takohet me Nottinghamin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore