Telegrafi

Fitore e thellë e Dortmundit ndaj Monchengladbachut – Reus ishte i pandalshëm

Borussia Dortmundi ka fituar 6-0 ndaj Borussia Monchengladbachut në kuadër të javës së 23-të në Bundesligë.

Goli i parë erdhi pas vetëm 26 minutash lojë, kur Marco Reus shënoi në portën kundërshtare.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i dytë për vendasit, me Reus që tani ishte asistuesi, e Donyell Malen (32’), shënoi për 2-0.

Në 45 minutat e dytë, Dortmundi vazhdoi me paraqitje fantastike, duke realizuar edhe katër të tjerë.

Ishte minuta e 70-të, kur Reus ishte sërish asistues, e Marius Wolf shënoi për 3-0.

Katër minuta më vonë, Reus kompletoi het-trikun e asistimeve, ndërsa goli i katërt u realizua prej Youssoufa Moukoko.

Për të përfunduar një paraqitje brilante, Reus shënoi edhe golin e tij të dytë në këtë takim dhe të pestin për skuadrën e tij në minutën e 82-të, derisa Emre Can (90′) shënoi për 6-0 nga penalltia .

Pas javës së 23-të, Dortmundi gjendet në vendin e tretë me 49 pikë, gjashtë më pak se lideri Bayern Munichu. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore