Paris Saint-Germain ka fituar 2-1 ndaj Nices në kuadër të javës së nëntë në Ligue 1.
Pas 29 minutash lojë, Lionel Messi zhbllokoi ndeshjen, me një goditje nga gjuajtja e lirë, duke e lënë portierin Kasper Schmeichel të shtangur.
Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuar edhe dy të tjerë.
👊🟥🟦 #AllezParis#𝗣𝗦𝗚𝗢𝗚𝗖𝗡 I 1-1 pic.twitter.com/1yPfv6fV97
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) October 1, 2022
Ishte minuta e 47-të e takimit kur Nice i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Laborde, që u asistua prej Atal.
Mirëpo, Kylian Mbappe nuk lejoi që skuadra e tij t’i humbiste tri pikë, duke shënuar në minutën e 83-të nga një asistim i Mukieles.
Pas javës së nëntë, PSG vazhdon të jetë lider me 25 pikë, ndërsa në xhiron e dhjetë do të takohet me Reimsin. /Telegrafi/