Manchester United ka arritur një fitore të madhe në udhëtim tek Norwich City duke e mposhtur me rezultat minimal 0-1.
Kjo ndeshje ishte e veçantë dhe e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi vendasit kërkonin fitoren për të mbetur në elitë ndërsa mysafirët për të mbetur në garë për Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi pa gola, por të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi.
Ndërkohë në pjesën e dytë United rrezikonte edhe më shumë, ndërsa në minutën e 72-të e arriti edhe golin e epërsisë.
Sulmuesi anglez Wayne Rooney doli bukur përballë portierit vendas dhe pastaj asistoi tek spanjolli Juan Mata i cili shënoi për 0-1.
Pas kësaj fitore, United vazhdon të mbetet në pozitën e pestë në tabelë me 63 pikë të tubuara një më pak se Manchester City në pozitën e katërt.
Në mesjavë ‘Djajtë e Kuq’, do të kenë një ndeshje të rëndësishme pasi do të luajnë ndaj West Hamit në Londër. /Telegrafi/
Juan Mata kalon Unitedin në epërsi përballë Norwich Cityt
Posted by Telegrafi Sport on 2016-05-07