Karim Benzema ka marrë një “fitore të madhe” pasi Gjykata e Cassation të Francës vendosi në favor të tij në rastin e shantazhit që përfshinte atë dhe ish kolegun e kombëtares, Mathieu Valbuenan.
Benzema u akuzua nga policia në vitin 2015 në lidhje me një tentativë të pretenduar të shantazhit për Valbuenan për një ‘seks –tape’, një çështje e cila ende është duke u gjykuar.
Ylli i Realit të Madridit është larguar nga ekipi kombëtar i Francës që nga incidenti dhe humbi edhe vendin në Euro 2016 si rezultat i kësaj.
Benzema ka bërë ankesë kundër akuzave në dhjetor të vitit të kaluar.
Mbrojtja e Benzemas e ka argumentuar se policia ka vepruar në mënyrë të pandershme, pasi një oficer i fshehtë i paraqitur si mik i Valbuena, po negocionte me shantazhuesit, i cili supozohet se është një mik i Benzemas.
Mbrojtja e Benzema argumentoi se oficeri luajti një “rol aktiv” në shtyrjen e palëve drejt një marrëveshje.
Avokati Patrice Spinosi tha për Franceinfo: “Çështja nuk ka mbaruar, por logjikisht, gjykata e dytë e apelit duhet të vërejë se e gjithë procedura është e pabesë dhe se pothuajse e gjithë çështja ka mbaruar, të paktën për Karim Benzeman”. /Telegrafi/