Një gol e ka bërë diferencën në ndeshjen ndërmjet Drenicës dhe Llapit, të vlefshme për xhiron e 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, ekipi nga Podujeva regjistroi fitore me një gol të vonshëm.
Pjesa e parë nuk ishte produktive sa u përket golave, ndërsa goli i vetëm u realizua në pjesën e dytë të takimit.
Arbnor Ramadani e shënoi golin me vlerën tri pikë (88’) kur po afrohej fundi i takimit.
Me këtë fitore, Llapi ngritet në kuotën e 11 pikëve në përpjek për të dalë nga zona e rrezikut. Drenica qëndron në vend të gjashtë me 18 pikë të arkëtuara. /Telegrafi/