Site icon Telegrafi

Fitore e lehtë e Romës në Portugali, bën hap të madh drejt kalimit në rrethin tjetër

Roma ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Sporting Braga 0-2.

Roma e nisi për mrekulli takimin, derisa vetëm pas pesë minutash lojë kaluan në epërsi.

Një aksion i shpejtë i Gaiallorosëve nga krahu i majtë, bëri që Edin Dzeko të shënonte nga afërsia pas asistimit nga Leonardo Spinazzola.

Dominimi i Romës vazhdoi në pjesën e parë, derisa gjetën golin edhe me Pedro Rodriguez në minutën e 37-të, por që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan me epërsinë minimale të Romës 0-1.

Roma vazhdoi me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, por që ky 45 minutësh për vendasit nisi si më keq.

Mbrojtësi i djathtë, Ricardo Esgaio u largua nga loja me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Kur kaluan një orë lojë, Roma shënoi një tjetër gol me Henrikh Mkhitaryan, por që edhe ky u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Në minutën e 87-të, Roma gjeti edhe golin e dytë kur Jordan Veretout asistoi bukur te Borja Mayoral i cili shënoi për 0-2.

Këisoj Giallorosët morën një fitore të madhe dhe tanimë kanë bërë një hap gjigant për të kaluar në rrethin tjetër të Ligës së Evropës. /Telegrafi/

https://twitter.com/elchefhugord/status/1362474406123958274?s=20

Exit mobile version