Telegrafi

Fitore e lehtë e Cityt ndaj Crystal Palace (Video)

Manchester City ka shënuar fitore shumë të lehtë në shtëpi ndaj Crystal Palace me rezultat 5-0.

Ishte Silva që hapi serinë e golave në minutën e dytë të takimit duke çuar në delir tifozët vendas.

City kishte dominimin, por nuk realizoi më gola.

Me të filluar pjesa e dytë Vincent Kompany shënoi për 2-0 (49’).

Dominimi i madh vazhdoi dhe De Bruyne u listua si golashënues (59’).

Raheem Sterling në minutën e 82-të shënoi për 4-0 dhe epërsinë e thellë në këtë takim.

Krejt në fund Otamendi realizoi për 5-0 pas një harkimi të De Bruyne që ishte dhe rezultati përfundimtar.

Me këtë fitore City ka 69 pikë, po aq sa ka edhe Liverpooil në vendin e katërt dhe ka katër pikë më shumë se United në vendin e pestë. /Telegrafi/