Roma ka shënuar fitore bindëse ndaj Sassuolos me rezultat 3-1.
Skuadra Giallorose nuk e pati të diskutuar fitore në asnjë moment.
Diego Perotti ishte ai që shënoi golin pas tetë minutash lojë nga penaltia.
2-0 goal by Schick@indoroma @OfficialASRoma #RomaSassuolo pic.twitter.com/crKsz2wBds
— 𝓶𝓮𝓷𝓳𝓪𝓭𝓲𝓶𝓸 (@menjadimo) December 26, 2018
Dominimi i Romës vazhdoi dhe Patrik Schick gjeti golin suksesshëm duke realizuar për 2-0 pas 23 minutash lojë.
Me të filluar pjesa e dytë Sassuolo bëri përpjekje që të afrohej te goli i shpresës, por pikërisht atëherë Roma u përgjigj me golin që vulosi dilemën në këtë takim.
Zaniolo me asistim të Under shënoi për 3-0 pas një ore lojë (59′). Një gol fantastik nga djaloshi i ri, i pari për të në Serie A.
https://twitter.com/Klimberginho/status/1077994504647520258
Sassuolo ishte ai që realizoi golin e nderit për mysafirët me anë të Babacar në minutat shtesë.
Me këtë fitore Roma arrin në kuotën e 27 pikëve vetëm katër pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Lazio. /Telegrafi/