Paris Saint-Germaini nuk ka pasur telashe përballe skuadrës së Nice në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Parc de Princes.
Kampioni francez fitoi me rezultat 4-1, ndërsa më meritori ishte Zlatan Ibrahimovic i cili realizoi het-trik.
Sulmuesi suedez e ndali në zonë një top të gjatë nga Luiz, e kontrolloi mirë dhe e dërgoi në rrjet për golin e parë (15’).
Hatem Ben Arfa iu kundërpërgjigj me një gol të bukur (18’), por ky rezultoi vetëm goli i nderit për mysafirët.
Ibra ishte fantastik me një goditje nga gjuajtja e lirë duke rikthyer epërsinë e vendasve (34’) dhe me rezultat 2-1 skuadrat shkuan në pushim.
Në fillim të pjesës së dytë (48’) i erdhi radha të shënonte David Luizit, i cili u asistua nga Ongenda.
Zlatan Ibrahimovic e kompletoi het-trikun në minutën e 82-të, pasi pranoi një asistim nga Adrien Rabiot.
Paris Saint-Germaini e ka fituar titullin e kampionit këtë sezon, ndërsa vazhdon të kërkojë rekorde dhe ka arritur në shifrën prej 80 pikësh. Ndërkohë, Nice është në vend të tretë në tabelë dhe kërkon kualifikimin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
1-0: Zlatan Ibrahimovic me një gol të bukur ndaj Nices.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 2 April 2016
Hatem Ben Arfa i kundërpërgjigjet Ibras me një gol fantastik.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 2 April 2016
2-1: Ibrahimovic shënon një gol fantastik nga gjuajta e lirë
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 2 April 2016
4-1: Ibra realizon het-trikun e tij ndaj Nices 🙂
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 2 April 2016