Bayern Munichu ka arrit fitore ndaj Schalkes me rezultat 3-0.
Bavarezët ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, por edhe mysafirët kishin shanset e tyre.
Pjesa e parë ishte pa gola dhe me pak raste, ndërsa pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe.
Në minutën e 54 vendasit kaluan në epërsi me golin e Robert Lewandowskit, por polaku nuk u ndal me kaq pasi ai shënoi edhe një herë në minutën e 65-të.
Goli i qetësisë erdhi nga Artuo Vidal në minutën e 73-të dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Pas kësaj fitore Bayerni vazhdon në pozitën e parë me 78 pikë, apo dhjetë pikë më shumë se Dortmundi në vendin e dytë. /Telegrafi/