Telegrafi

Fitojnë Shkupi dhe Gostivari, humb Voska nga Brera

Xhiroja e 27-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut është hapur pasditen e sotme me tri ndeshje në program.

Skuadra e Shkupit ka fituar me rezultat 3:1 ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit në Çair. Golat për triumfin e bardhëkaltërve i realizuan Dudu fillimisht dhe në vijim Trapanovski dhe Ilieski.

Fitore ka marrë edhe Gostivari që në shtëpi mundi Tikveshin me shifrat 2:1. Potuk dhe Kehinde u përkujdesën për triumfin dhe tre pikët e Gostivarit në këtë duel, teksa te mysafirët nga Kavadari rrjetën e gjeti Varelovski.

Punët nuk shkuan mirë për skuadrën e Voska Sport të cilët humbën duelin nga Brera në Strumicë, duke u mundur në minutat shtesë me rezultat minimal 1:0. Golin e triumfit për ekipin nga Strumica e shënoi Gjorgievski në shtesat.

Superliga e Maqedonisë së Veriut vazhdon nesër me tri ndeshjet tjera në program ku Shkëndija në Tetovë do të pret Sileksin, Struga do të luaj me Bregallnicën, ndërsa në kryeqytet përballen Rabotniçki dhe Vardari. Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 15:00. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore