Telegrafi

Fitojnë Shkëndija e Struga, Shkupi ngeci në barazim me Voskën

Sot u zhvillua java e parë e sezonit të ri në Ligën e Parë të Maqedonisë.

Struga, kampione në fuqi, mori një fitore minimale ndaj Tikveshit me golin e vetëm të Compaore në pjesën e dytë. Shkëndija triumfoi në derbin kundër Besës debutuese, duke fituar 3-1 në fushë mysafire.

Ademi shënoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa për Besën realizoi Selmani nga pika e bardhë për 2-1, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në të dytën, Besart Ibraimi, i cili u prezantua së fundmi te Shkëndija, shënoi golin e parë për ekipin e tij të ri, duke vendosur rezultatin përfundimtar 3-1.

Në Maxhari të Shkupit, u zhvillua një ndeshje shumë interesante mes Shkupit dhe Voska Sportit. Bardhekaltërtit avancon me Ibishin, por Voska barazoi përmes Jahjas.

Në pjesën e dytë, Voska kaloi në epërsi 3-1 me golat e Osei dhe Jahja, por Shkupi arriti të barazonte me golat e Gueye dhe Edmundson për rezultatin përfundimtar 3-3.

Barazim pati edhe në ndeshjen Pelisteri – Gostivari, me rezultatin 1-1. Gostivari kaloi në epërsi me golin e Potuk, por nikoqirët barazuan me Ristevskin.

Rabotniçki ka mundur 1-0 Sileksin. /Telegrafi/