Klubi amator në Turqi i Ulubey Belediyespor ka shënuar fitore të thellë prej 20-0 kundër Karabukspor.
Alihan Akyol shënoi pesë gola në fitoren e Ulubey dhe lojtarët ishin duke pritur një premi nga klubi për këtë fitore.
Megjithatë, presidenti i klubit ishte më pak se i impresionuar me mënyrën se si Ulubey kishte poshtëruar Karabukspor, dhe zbuloi pas ndeshjes se do t’i dënojë lojtarët e tij.
“Lojtarët tanë nuk ka treguar respekt për kundërshtarin e tyre. Kështu që unë do t’i dënoj dhe nuk do të japë premi atyre” , ka thënë presidenti i klubit, Isa Turkcan.
Ulubey e kanë nisur shuam mirë sezonin duke shënuar tri fitore. Ata kanë fituar -0 ndaj Korganspor, 3-2 ndaj Turnasuyuspor, si dhe 20-0 ndaj Karabukspor. /Telegrafi/