Telegrafi

Fitoi xhekpotin në një kazino në Singapor, burri derisa po festonte nga gëzimi pësoi sulm në zemër

Një burrë u rrëzuar dhe pësoi sulm në zemër në një kazino në Singapor, pasi fitoi xhekpotin prej 3.5 milionë dollarë.

Viktima e paemëruar është fotografuar dhe filmuar kurse pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, ku shihet befasisht duke u rrezuar në tokë në kazinonë Marina Bay Sands, derisa po kërcente dhe festonte fitoren, transmeton Telegrafi.

Turma e dëshmitarëve okularë u mblodhën dhe vrapuan për ta ndihmuar burrin i cili qëndronte i shtrirë në tokë. Një grua bërtiste derisa mjekët tentonin ta ndihmonin.

Mediat e atjeshme raportojnë se burri aktualisht është në spital ku po rikuperohet, duke hedhur poshtë raportimet fillestare se kishte ndërruar jetë.

Viktima ishte rrëzuar në afërsi të tavolinave të kazinosë ikonike që gjendet në qendrën e biznesit në Singapor.

Mbetet e paqartë se në cilën lojë ka fituar xhekpotin, por kalimtarët e rastit janë parë duke filmuar dhe turma që tentonte ta ndihmonte viktimën. /Telegrafi/