Ylli anglez i futbollit, Dwight Yorke ka folur për Manchester Unitedin dhe trajnerin Erik Ten Hag, të cilët e krahasoi me Ole Gunnar Solskjaer, që po ashtu ishte trajner.
Ai ka thënë se një trofe i fituar nuk mjafton për një klub i Man urd.
“Ten Hag ka humbur nëntë ndeshje në Ligën Premier dhe duhet të bëhen disa pyetje për këtë”.
“Si menaxher i Manchester United, ju gjithmonë do të merreni në pyetje për detajet dhe gabimet. Nuk keni ku të fshiheni. Solskjaer kishte një rekord më të mirë se Ten Hag në dy sezone të plota në klub dhe njerëzit po flasin për përparim dhe një stil më të mirë futbolli”.
“United janë në finalen e FA Cup, fituan Kupën Carabao dhe shkuan larg në Ligën e Evropës”.
🗣️ 'It has to be called out, it's not good enough'
Dwight Yorke calls out Erik ten Hag for losing more games as Man Utd boss than Solskjaer https://t.co/lkCTT1Waad
— Mail Sport (@MailSport) May 11, 2023
“Ky është përparim, por Ten Hag ka humbur më shumë ndeshje në Ligën Premier se Solskjaer në 2019/20 dhe 2020/2021. Rezultatet e këtij sezoni nuk janë mjaftueshëm të mira. United është i dëshpëruar për të mbajtur vendin e katërt. Nuk jam i sigurt se ky është pozicioni në të cilin klubi dëshiron të jetë”, ka thënë Yorke. /Telegrafi/