Gabby Allen, 25 vjeçare, në bashkëpunim me ‘Groupon’ kanë ndarë me publikun një rutinë të lehtë dhe të shpejtë të cilën mund ta praktikoni kudo.
Rutina përfshin dhjetë ushtrime, secila merr kohë një minutë, dhe në fund të stërvitjes ju e keni ushtruar tërë trupin për gjithsej dhjetë minuta (pasi ta përsërisni dy herë ciklin), transmeton Telegrafi.
Allen, e cila është shfaqur në ‘Love Island’ gjatë verës së kaluar – rekomandon ta kontrolloni mirë frymëmarrjen gjatë stërvitjeve.
Gjithashtu, ajo thotë se gjithsesi duhet t’i përfshini karbohidratet në dietë në mënyrë që të furnizoheni me energji.
Por, përderisa duhet përfshirë karbohidratet, ajo thotë se sasia e tyre që e konsumon duhet të jetë minimale.
Për energji gjithashtu sigurohuni të konsumoni pemë e perime, në vend të sheqernave të rafinuar.
Sa i përket mëngjesit, ajo sugjeron ta filloni ditën me një kafe dhe një banane. /Telegrafi/