Telegrafi

Fisnik Gjinaj premton depolitizim të arsimit dhe ndërtimin e tetë shkollave në Mitrovicë (Video)

Kandidati i pavarur për kryetar të Mitrovicës Jugore, Fisnik Gjinaj ka thënë se alternativa e tij për ndryshimin e qasjes dhe zhvillimit ekonomik në Mitrovicë, bazohet në dhjetë pika.

“Krijimi i kushteve për kthimin e të gjithë të shpërngulurve në pronat e tyre, fillimi i lëvizjes së lirë në Urën e Ibrit. Thonë se ura është e mbyllur ajo nuk është mbyllur por nuk ka siguri. Për ngritje të sigurisë duhet të koordinohemi me qeverisjen lokale dhe qendrore së bashku me qeverisjen e Mitrovicës së Veriut”, ka thënë Gjinaj në emisionin “Infobox”, në RTV Dukagjini.

Gjinaj ka shtuar se shtylla tjetër e programit të tij është dhe depolitizimi i arsimit dhe ndërtimi i tetë objekteve shkollore, dy për çerdhe dhe gjashtë të tjera për shkolla të mesme dhe fillore.

“Këtë do ta bëjë me investime që do të jenë nga donatorët edhe buxheti i komunës”, tha Gjinaj. /Telegrafi/