Site icon Telegrafi

Fisnik Asllani kthehet të goli, shënon në fitoren ndaj Darmstadt

Sulmuesi Kosovës, Fisnik Asllani ka gjetur golin sot (e shtunë) në fitoren 3-0 të Elversberg në udhëtim te Darmstadt në ndeshjen e xhiros së 21-të në Bundesliga 2.

Elversberg i është kthyer fitores në kampionat pas tri humbjeve dhe një barazimi, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme.

Goli i parë i mysafirëve erdhi në minutën e 12-të me anë të Robin Fellhauer, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Maurice Neubauer (42’) shënoi për 0-2.

 

Për epërsinë 0-3 dhe rezultatin përfundimtar u përkujdes sulmuesi i Kosovës, Asllani, i cili tundi rrjetën në minutën e 64-të.

Ndryshe, deri tani Asllani ka shënuar 11 gola dhe 6 asistime në 20 ndeshje në Bundesliga 2, duke u renditet i pesti në listën e golashënuesve këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version