Sulmuesi shqiptar, Fisnik Asllani ka debutuar me ekipin e parë të Hoffenheimit në Bundesligë në fitoren ndaj RB Leipzig me rezultat 2-0
Asllani u inkuadrua në minutën e 89-të, që ishin edhe minutat e tij të para në kampionatin gjerman.
Sulmuesi me nënshtetësi gjermane ka edhe një paraqitje këtë sezon me ekipin e dytë të Hoffenheim.
Die letzten #TSG-Wechsel:#Nordtveit und #Asllani kommen für #Akpo und @beo__94!
Willkommen in der @Bundesliga_DE, Fisnik!
| 89′ | ? 2:0 ? | #TSGRBL |
— TSG Hoffenheim (@tsghoffenheim) November 20, 2021
19-vjeçari u transferua te Hoffenheim para dy sezoneve nga Union Berlin.
Pas ndeshjes ai është shprehur i lumtur me debutimin, duke premtuar se ky është vetëm fillimi.
“Ëndrrat bëhen realitet! E kam ëndërruar këtë moment që fëmijë dhe tani ëndrra është realizuar. Falënderimi më i madh për familjen time që më ka qëndruar gjithmonë pas”.
“Shumë faleminderit për të gjithë ata që më kanë mbështetur deri në këtë pikë. Unë jam po aq i lumtur për tre pikët sot, sigurisht! Është vetëm fillimi…”, ka shkruar Asllani. /Telegrafi/