Telegrafi

Firefox lidhet me Bing

Më saktë, Mozilla do të krijojë një version të personalizuar të shfletuesit të saj, i cili do ta ketë motorin e kërkimit Bing si opsion primar, pasi që versioni standard i Firefox vjen me Google.

Në njoftimin e dy partnerëve të ardhshëm, thuhet se Microsoft dhe Bing janë të kënaqur që të ofrojnë një version të ri të Firefox me Bing, për ta bërë këtë të fundit motorin primar të kërkimit në shfletuesin e internetit.

Ndërsa, të gjithë përdoruesit ekzistues të Firefox gjithashtu mund të qasen në versionin e personalizuar me Bing, duke e instaluar shtesën Bing Search në Firefox. / Telegrafi /